COMUNITÀ DELLA NATIVITÀ DELLA B.V. MARIA IN PRATOFONTANA DIACONIA DELL’OSPEDALE PSICHIATRICO GIUDIZIARIO Reggio Emilia Liturgia della Parola in lingua albanese “. ne nuk i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona! veprat e pushtetshme e Perëndisë” 4 Mars 2012 Dytë e diela e Kreshmës Nga Libri i Zanafillës (22,1-2.9.10-13.15-18)
1Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: «Abraham!». Ai u përgjegj: «Ja ku jam». 2Dhe Perëndia tha: «Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj». 9Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve. 10Pastaj Abrahami shtriu dorën dhe mori thikën për të vrarë të birin. 11Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: «Abraham, Abraham!». Ai u përgjegj: «Ja ku jam». 12Engjëlli i tha: «Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke». 13Atëherë Abrahami ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit. 15Engjëlli i Zotit e thirri për të dytën herë Abrahamin nga qielli dhe tha: 16«Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke, 17unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij. 18Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim». Fjala e Zotit. Të sajë me Perëndinë. Nga Psalmi 115 (116) Ecni përpara Zotit në tokën e të gjallëve.
Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar, Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij. Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia. Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
Do t’i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij, në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Prej letrës së Palit drejtuar Romakëve (8,31-34) Vëllezër, 31Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? 32Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të? 33Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson. 34Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne. Fjala e Zotit. Të sajë me Perëndinë. Falënderimi dhe nder për ty, o Zot Jezus! Dhe nga reja doli një zë që tha: «Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!». Falënderimi dhe nder për ty, o Zot Jezus!
Zoti qoftë me ju. Dhe me shpirtin tuaj.
Nga Ungjilli sipas Mark (9,2-10)Lavdi për ty, o Zot.
Në atë kohë, 2Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre. 3Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t’i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë. 4Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin. 5Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: «Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!». 6Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur. 7Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: «Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!». 8Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta. 9Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi të mos i tregojnë askujt gjërat që kishin parë, derisa i Biri i njeriut të ringjallej prej së vdekuri. 10Ata e mbajtën porosinë dhe diskutonin mes tyre se ç’do të thoshte të ringjallesh prej së vdekuri. Fjala e Zotit. Falënderimi për ju, o Krisht.
Ati ynë
Ati ynë që je në qiell, shenjtëroftë emri yt, Ardhtë mbretëria jote, U bëftë vullneti yt, si në qiell ashtu në tokë. Na e jep sot bukën tonë të përditshme; dhe na i fal fajet tona si ua falim ne fajtorëve tanë, dhe nuk na braktis në tundim, por na shpëto nga i ligu.
SWAPNA SOMASUNDARAN 660 Rosdale Road, R-233 Turnbull Hall Sentiment and Opinion Analysis, Relationship Mining, Discourse and Dialogs, Natural Language Processing, Computational Linguistics University of Pittsburgh Johns Hopkins University Mumbai University Research Scientist, Educational Testing Services Educational Testing Services, Princeton, NJ, USA Research : Lead and colla
Ophthalmic Contract Visit Form To be completed by the PCT (References in brackets in bold italics are references to clauses of the model mandatory or additional services as appropriate) Voluntary information is highlighted with grey background shading Section A – All Contracts 1. Practice Details 1.1 Practice Name (66.3) 1.2 Contractor Name (If different)